E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktiset kisha 1 000 vjecare, prishen afresket

Një kishë 1000 vjecare e zbuluar vetëm dy vjet më parë në Derven të Krujës, është lënë në mëshirë të fatit. Edhe pse ka fituar statusin Monument Kulture asaj i jane shkatërruar pikturat e lashta 

KRUJE-Një kishë më shumë se 1000 vjecare e zbuluar vetëm dy vjet më parë në fshatin Derven të rrethit të Krujës është lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë përkujdesje. Si shkak i kushteve atmosferike dhe neglizhencës për mbrojtjen e pikturave mijra vjecare, sot ato nuk egzistojnë më. Kisha e cila sipas arkeologëve rezulton të jetë ndërtuar në vitin 937 pas lindjes së Krishtit kishte në muret e saj piktura murale të Shën Mërisë dhe të Shën Gjon Pagëzorit.
Kisha u zbulua gjatë hapjes së themeleve për ndërtimin e një kishe të re, nga inxhinieri Viktor Shota. Edhe pse shkaktoi nje sencasion arkeologjik dhe u tregua interes per te ne fillim, realiteti pas dy vjetesh tregon se kisha u braktis nga institucionet, ku keto te fundit si instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti Arkeologjik ne Tirane justifikohen me mungese te fondeve.
(d.b/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›