E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet banda e grabitësve adoleshentë

Janë gjashtë adoleshentë të moshave nga 14 deri në 15 vjec, për të cilët policia e Korcës dyshon se janë autorë të vjedhjeve në disa shkolla. Nderkaq, po ndiqen penalisht 2 bashkëpunëtorë të tyre në gjendje të lirë, 13 dhe 17 vjec 

KORÇË – Një grup adoleshentësh kanë rënë mbrëmë në prangat e policisë pasi akuzohen për veprën penale të vjedhjes. Policia e Komisariatit të Korçës bën të ditur se pas një pune të gjatë hetimore, arrestoi mbrëmë një grup prej 6 adoleshentësh, pasi rezultoi se janë autorët e vjedhjes së kompjuterave në disa shkolla të qytetit.
"Pas një operacioni të zhvilluar në datën 28 Nëntor, është vendosur arestimi i shtetasve Th.N, 15 vjeç, A.C, 15 vjeç, M.P, 16 vjeç, J.J 15 vjeç, C.H, 14 vjeç dhe N.L 15 vjeç, që të gjithë banues në qytetin e Korçës", bënë të ditur burime rajonale nga Policia e Korcës.
Përveç arestimit të këtij grupi, po ndiqen penalisht si bashkëpunëtorë të tyre në gjendje të lirë, edhe dy të tjerë, një 13-vjecar dhe një 17 vjecar po nga qyteti i Korçës.
Të njëjtat burime pohuan se adoleshentët e arestuar kanë vjedhur kompjutera dhe paisje të tjera në shkollat "Mësonjtorja e parë shqipe", "Stavri Themeli", "Sotir Gura" si dhe në një banesë, ku kanë përvetësuar një kompjuter dhe bizhuteri.
Mbi ta rëndon akuza " vjedhje në bashkëpunim”. Policia vazhdon hetimin për veprën kriminale të adoleshentëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›