Arrestohen nxënësit që vidhnin shkollat

Policia e Korçës ka prangosur një grup nxënësish që kryenin vjedhje në disa shkolla të qytetit. Grupi prej 6 adoleshentësh në bashkëpunim me dy të tjerë, grabisnin kryesisht kompjutera. Policia tha se ata kanë vjedhur në shkollën Mesonjetorja e Pare Shqipe", "Stavri Themeli" ku është vjedhur edhe vula e shkollës, "Sotir Gura" si edhe në një banesë ku kane mare nje kompjuter dhe disa bizhuteri. Policia po punon per hetimin e mëtejshëm dhe dokumentimin e veprimtarise se tyre kriminale.