Moti i keq në Itali- Përmbytje në Piemonte, alarmi i kuq në Veneto

Nga mbrëmja e së mërkurës gati e gjithë Italia është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shou dhe stuhi. Alarmi i kuq është dhënë për rajonin e Venetos, ndërsa stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Piemonte.
Zjarrfikësit janë angazhuar në terren në Torino. Stuhi të forta dhe reshje të dendura janë regjistruar në Vale d’Aosta dhe Liguria, ku disa persona janë evakuuar nga banesat e tyre.
Situata është në kontroll në Milano, që u përfshi nga shirat e shumtë gjatë natës. Departamenti italian i Mbrojtjes Civile ka lëshuar paralajmërime për kushte të pafavorshme atmosferike në të gjithë vendin.
/RTSH/