E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq ne Vlore trazon tragetet, panik te udhetaret

Moti i keq ne brigjet italiane ka shkaktuar vonesa te theksuara edhe ne regjimin e transportit detar te pasagjereve ne Vlore. Tragetet e linjes Vlore-Brindisi nuk kane respektuar oraret e nisjes dhe te mberritjes, duke sjelle vonesa per shkak te detit te trazuar. Diten e djeshme nga porti i Brindisit eshte nisur vetem njeri nga dy tragetet e parashikuar dhe konkretisht ai "Red Star", rreth ores 05:30 te mengjesit, ndersa mberritja ne Vlore eshte finalizuar ne oren 14:00. Pasagjeret qe kane udhetuar me kete traget tregojne se deti ishte i trazuar dhe kishin perjetuar tmerr, mes dallgeve me force 9-10 balle. Trajektorja e pershkuar nga trageti per te mberritur ne Vlore ka qene ndryshe nga ajo e zakonshmja, duke i rene nga ishujt e Fanit, ne afersi te shtetit grek, per te evituar stuhine ne det te hapur dhe ne kanalin e Otrantos. Udhetimi ka zgjatur me shume se tete ore dhe ne traget udhetonin 50 pasagjere, 20 automjete dhe 20 kamione. Orari i udhetimeve ka ndryshuar disa here, per shkak te kushteve te keqija atmosferike qe mbizoteronin ne kete rajon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›