Vlore, anijet ndotin detin
Vlore- Hedhja ne menyre te pakontrolluar e mbeturinave te hidrokarbureve ne Adriatik dhe Jon, ndotin bregdetin e Vlores. Nje sasi e madhe nafte ka pushtuar ne oret e para te mengjesit te djeshem, gjithe gjirin e qytetit dhe ne afersi te portit detar. Sipas punonjesve te portit, qe nuk pranuan te identifikoheshin, nafta vinte nga zona e Karaburunit, ku nje anije po kryente punime per riparim pas defektit te pesuar. Era e forte dhe deti i trazuar ka bere qe kjo mbetje karburanti e derdhur ne det, te mberrinte deri ne brigjet e Vlores. Nuk eshte hera e pare qe anije te ndryshme derdhin nafte ne det, ne menyre te pakontrolluar, veprim qe eshte i ndaluar nga autoritetet e portit detar. Te dyja kalatat e portit te Vlores dje, reflektonin nga ngjyra te ndryshme te karburanteve dhe ishin shume te dallueshme. Sipas specialisteve, e gjithe kjo sasi do te shkoje ne fund te detit, ku dhe pasojat jane mjaft te renda per floren dhe faunen detare dhe per mjedisin. Ende nuk eshte marre ndonje mase konkrete nga autoritetet per te zbuluar autoret e ndotjes se detit me mbetje karburantesh dhe pritet nje reagim zyrtar, per kete ceshtje te ndjeshme per opinionin qytetar. Edhe here te tjera ne brigjet e Vlores ka pasur veprime te papergjegjshme nga ana e ekuipazheve te anijeve te ndryshme, te cilat zbrazin mbetjet ne ujerat e Adriatikut dhe Jonit.
Ornela Hila
Ornela Hila