E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti i keq, pezullohen lundrimet drejt Barit dhe Brindizit

TIRANË, 14 mars/ATSH/Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot se si pasojë e kushteve meteorologjike në Adriatikun Jugor, janë pezulluar lundrimet drejt Barit dhe Brindizit dhe anasjelltas.

Po ashtu nuk do të lejohet dalja në det as për anijet e vogla të peshkimit.

Sipas DPD0-së, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë pezulluar lundrimet në nisje ditën e sotme.

Trageti “Af Mia” i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut.

Lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut në datën 15.03.2025.

Trageti i linjës Vlorë -Brindisi- Vlorë do të fillojë operimin normalisht ditën e dielë datë 16/03/2025.

Tragetet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë do të operojnë normalisht.

DPD informon se është ndaluar edhe lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit në të gjitha portet.

Përmirësimi i situatës meteorologjike pritet ditën e dielë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›