Rama për koalicionin e opozitës: Tuneli madhështor i fitoreve imagjinare

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish sot me bufin e kënetës, koalicionin e opozitës.
Kryeministri publikoi në rrjetet sociale një video në të cilën shfaqen pesë bufë.
“Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare…”, shprehet Rama krahas videos duke ironizuar deklaratën e kreut të PD-së i cili e quan koalicion si “më cilësorin që është paraqitur ndonjëherë para elektoratit shqiptar”. /e.i/ /a.g/