E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona eshte favorite per fitimin e Championsit

Pavarësisht dyshimeve dhe lëkundjeve, favoritja mbetet e njëjta. Barcelona është pretendentja numër 1 për të fituar Ligën e Kampionëve. Suksesi 4-0 ndaj Milanit ka bërë përshtypje të madhe tek kompanitë e basteve që i japin kuotën 2.75 për suksesin final, në prag të shortit të çerekfinaleve që hidhet nesër në mesditë në Nion të Zvicrës.
E ndjekin Real i Madridit dhe Bajern i Mynihut, të cilësuar si thuajse të barabartë, edhe pse bavarezët u tronditën shumë nga Arsenali dhe thuajse u eleminuan.
“Mina lundruese” Borusia Dortmund është pretendentja e katërt, ndonëse e diferencuar nga 3 të mëdhenjtë. Skuadra gjermane lë prapa Juventusin dhe më pas, me largësi, vijnë Paris SG, Gallatasaraj e në fund Malaga.
Me shumë interes pritet çdo të ndodhë me skuadrat spanjolle, pasi 3 nga 8 çerekfinalistët janë nga Iberia. Tifozët e Realit do të donin të ndesheshin që tani me Barcelonën, natyrshëm pasi e kanë mundur dy herë javët e fundit, ndërsa trajneri i Malagës, Pelegrini, nuk do të donte rivalë nga i njëjti shtet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›