E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq shkakton probleme në porte, vonohen tragetet

Ndërkohë, raportohet se si pasojë e detit të trazuar, tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë në portin detar me disa orë vonesë.

Burime zyrtare nga portit të Vlorës njoftojnë se si rezultat i erës së fortë dhe forcës së dallgëve, të cilat arrijnë brenda gjirit detar deri në 5 ballë, është vështirësuar ankorimi dhe përpunimi i trageteve që përshkojnë linjën detare Brindisi-Vlorë.

Në të dy portet më të mëdha të vendit, nuk ka nisur fare shkarkimi i anijeve të mallrave. Era e fortë nuk ua ka lejuar diçka të tillë, ndërkohë që anijet kanë dalë në radë për të parandaluar përplasjen me kalatat.

Kushtet atmosferike në gjirin detar të Durrësit dhe të Vlorës, edhe sot parashikohet të jenë të paqëndrueshme. /Start/

                                                                                             2011-12-17 09:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›