Komisioni i Venecias: Bazë ligjore për votat e hedhura gabim
VENECIA - Komisioni i Venecias miraton opinionin për Shqipërinë dhe vlerëson se legjislacioni duhet të përmbajë procedura për përfshirjen në rezultat të votave të hedhura në kutitë e gabuara.
Në seancë ishte e pranishme dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila në fjalën e saj vlerësoi mbështetjen që ky komision i ka dhënë vendit tonë gjatë këtyre 20 viteve. Ndërsa bëri një paraqitje të shkurtër të zhvillimeve të reformës zgjedhore ajo njohu anëtarët e Komisionit të Venecias me ngritjen dhe fillimin e punës nga komisioni Ad Hoc, i reformës zgjedhore.
Topalli vlerësoi përqasjen e bërë në këtë opinion lidhur me votat e hedhura jo në kutitë e duhura. Sipas Topallit ky përbën një konfirmim të praktikës shqiptare të numërimit të këtyre votave.
“Institucionet në Shqiperi nuk gabuan kur vendosën t’i përfshijnë këto vota në rezultat dhe rasti i Shqipërisë meriton të shënohet si një rast pozitiv i respektimit të vullnetit të zgjedhësve”,-u shpreh ajo
Presidenti i Komisionit të Venecias, z. Xhani Bukikjo vlerësoi hapat e ndërmarra nga Kuvendi i Shqipqrisq dhe shprehu gadishmërinë për të vijuar më tej bashkëpunimin. Në punimet e komisionit delegacioni shqiptar ishte e pranishme kryetarja Topalli si dhe deputetet Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri.
(el.me/News24/BalkanWeb)