E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, vret vëllain arrestohet 35-vjecari

LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka zbardhur një vrasje të ndodhur dy ditë më parë në këtë rreth. Sipas burimeve policore është vënë sot në pranga 35-vjecari Shaban Zhuri, i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të vëllait të tij Gentian Zhuri.

Mësohet se fillimisht u dyshua se ky i fundit ishte vetëvrarë në kushtet e depresionit dhe vetëm dy ditë më pas u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes. Policia ka arrestuar edhe bashkëshorten e autorit për bashkëpunim në fshehjen e krimit. Po hetohet për motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›