Bulqizë, bllokohet në minierë, humb jetën minatori

Lajmi konfirmohet nga burime të policisë, ndërsa nga vendngjarja mësohet se Bajram Dalipi, 43 vjeç, po punonte rreth 1 000 metra në thellësi të një miniere private, e cila nuk administrohet nga kompania koncesionare ACR.
43-vjeçari ndërroi jetë disa orë pasi mbeti i bllokuar nga shembja e një masivi kromi në brendësi të galerisë.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të policisë, minatori nuk i mbijetoi dot bllokimit nën tokë, ndërkohë që uniformat blu vijojnë punën për nxjerrjen e trupit të pajetë nga miniera.
Ndërkaq, mësohet se policia ka lëshuar urdhër-arreste për drejtuesit e galerisë, e cila është e licencuar.
/Start/E.B/
2011-12-17 13:44