E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq shume akse kalohen me zinxhire

Në vend vazhdojne problemet nga reshjet e deborës. Shume akse kombetare jane të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Drejtoria e Emergjencave Civile thotë se 39 komuna janë të izoluara dhe një pjesë e mirë e rrugëve rurale në veri janë të bllokuara. Problematike situata eshte ne menyre te vecante ne Qarkun e Dibres, Kukësit, Shkodres dhe Korces.

Ndërkohë Policia e Shtetit njoftoi të hënën në mëngjes për situatën e qarkullimit në rrugë:

Në qarkun Kukës, aksi Morinë-Kalimash i kalueshëm me zinxhirë     
Akset Kukës-Krumë, B.Curri-Qafë Morinë, të kalueshëm me Moti i keqProblematika nga dëbora Shqipëria ngrin javën e ardhshme Shi dhe borë në të gjithë vendin zinxhirë     
Aksi rrugor B.Curri-Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë     
Akset B.Curri-Valbonë, Krumë-B.Curri janë të pakalueshëm     
Akset Krumë-Qafë Prush dhe Kukës-Topojan kalohen zinxhirë     
Aksi Topojan-Shishtavec i pakalueshëm     
Në Dibër, aksi Peshkopi-Bulqizë-Klos kalohet me zinxhirë     
Aksi Bulqizë-Shupenzë-Ostren i kalueshëm me zinxhirë     
Aksi Peshkopi-Sllovë-Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i kalueshëm me zinxhirë     
Aksi Peshkopi-Muhurr-Arras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi     
Akset Stëblevë-Librazhd dhe Arras-Lurë janë të pakalueshëm     
Aksi rrugor Shkodër-Mabe i kalueshëm, por ka ngrica     
Aksi Shkodër-Koman i kalueshëm, por ka ngrica     
Akset Qafë Celë-Pukë-Fushë Arrës dhe Fushë Arrës-Gjegjan-Shpal kalohen me zinxhirë     
Aksi Fushë Arrës-Qafë Mali-Qafë Shllak i pakalueshëm     
Akset Bogë-Theth dhe Selcë-Vermosh të pakalueshëm po punohet për pastrimin e tyre     
Policia e Shtetit: Akset në drejtim të Dukagjinit dhe Fushë Arrrës-Iballë janë të pakalueshme     
Policia e Shtetit: Aksi Korçë-Ersekë-Leskovik kalohet me zinxhirë     
Në qarkun Gjirokastër, aksi Përmet-Carshovë kalohet me zinxhirë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›