E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanino Integrimi europian proces gjitheperfshires

Drejtori Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino nisi vizitën zyrtare në Tiranë, duke zhvilluar fillimisht një takim me shefin e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto.

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Jashtme ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi.

"Procesi i integrimit evropian eshte nje proces gjithëperfshires, në të duhet të jenë pjesë të gjithë partitë, sepse vetëm kështu cohet përpara axhenda e integrimit", tha Sanino per mediat, pas takimit.

Kjo është vizita e dytë që Sanino zhvillon në Tiranë pas asaj të 19 Tetorit 2011, ku pasi ka takuar zyrtarët më të lartë qeveritar dhe kreun e opozitës la një mori detyrash për cuarjen përpara të axhendës europiane.

Burime diplomatike i thanë Top Channel se vizita e Saninos është e lidhur me shqetësimin e Brukselit për hapat e ngadaltë në përmbushjen e 12 prioriteve nga të cilat është përmbushur vetëm një që ishte emërimi Avokatit të Popullit.

Dy janë cështjet, pohojnë të njëjtat burime, se ku do të përqëndrohet biseda e Saninos me kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama: Reforma Zgjedhore që ka nisur dhe ngadalësia me të cilën po ecën ky komision përfshi atë të reformës parlamentare, ku ende palët nuk kanë një dakordësi për ndryshimet e kërkuara.

Gjithashtu në axhëndën e Saninos do të jetë diskutimi cështjes së luftës kundër korrupsionit pas vendimit të gjykatës për cështjen “Meta” për të cilën Brukseli është shprehur se është mbajtur shënim dhe vlerësimi do të jepet në progres raportin e ardhshëm.

Hartuesit e vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të Integrimit në Komisionin Europian,  jo pa qëllim kanë përfshirë në axhëndë edhe  ndjekjen e seancës së radhës nga Sanino të mbledhjes së Komisionit të Integrimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›