E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti i keq, situatë problematike në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, në Qafë Mali dëbora deri në 50 cm. Rrezik për ortekë

Moti i keq vijon në të gjithë vendin, ndërsa situata problematike paraqitet në Pukë, kryesisht në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë. Sipas ARRSH-së, në Qafë Mali dëbora ka arritur deri 40-50cm trashësi.

ARRSH njofton se në terren po punohet me 4 borëpastruese, por qarkullimi kryhet me vështirësi, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak. Kjo edhe për shkak të erës së fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të ortekëve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve

ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve si dhe shmangien e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›