E Martë, 3 Nëntor 2026

Stuhia e dëborës, Bashkia Fushë-Arrëz shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Lajmi bëhet me dije nga kryebashkiaku Hil Curri, i cili shkruan në një postim në Facebook se Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.

Po ashtu, sipas Currit, ekipet e tyre po koordinojnë punën edhe me Emergjencat Civile Kombëtare.

“Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të borës! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamundurën për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punën me Emergjencat Civile Kombëtare  për të përballuar situatën”, shkruan ai.

Vendi po përballet me mot të keq, ku në veri dhe në juglindje ka stuhi dëbore. Për pasojë janë shkaktuar një sërë problematikash, ku disa akse janë bërë të pakalueshme. Po ashtu probleme ka edhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›