Moti i kthjellët në të gjithë territorin, parashikimi për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Era do të fryj me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 8-10 m/s. Deti do të jetë i valëzimit 1-2 ballë.
/rtsh.al/