Moti i mirë, qindra pushues drejt plazheve
DURRES- Qindra pushues po i drejtohen plazheve në jug dhe në veri të qytetit të Durrësit, duke përfituar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta.
Në rrugët që çojnë nga Durrësi drejt plazhit tradicional dhe plazheve të Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit, të dielën paradite kanë qarkulluar dhjetra automjete të madhësive të ndryshme, të cilat sipas burimeve të policisë rrugore, kanë ardhur jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit.
Ngarkesa më e madhe e trafikut është shënuar në mbikalimet e urës së Dajlanit dhe rrethrrotullimin e Plepave, 6 km në jug të qytetit, ku automjetet vazhdojnë rrugën drejt plazheve të Golemit dhe Malit të Robit.
Sipas të njejtave burime, në orët e ardhshme pritet të ketë qarkullim të madh automjetesh edhe në rrugën Maminas – Gjiri I Lalzit, si dhe në rrugët rajonale që lidhin Durrësin me plazhet e Hamallajt në komunën e Sukthit dhe Bisht Kamzës, në komunën e katundit të Ri.
Burimet thanë se në rrugët kombëtare dhe rajonale janë përforcuar shërbimet e policisë rrugore, duke theksuar se sot pritet që në rrugët e plazheve të qarkullojë numri më i madh i automjeteve që nga fillimi i këtij viti.
Qarku i Durrësit ka një vijë bregdetare prej 62 km dhe vitet e fundit, përveç plazhit tradicional në jug të qytetit, po frekuentohen edhe plazhe të tjera në veri të tij.
(m.a/ata/BalkanWeb)