Moti i nxehtë përvëlon Ballkanin, banorët fundjavë nëpër plazhe
Ballkan- Rajoni i Ballkanit është prekur ditët e fundit nga një valë e madhe e nxehti, me temperatura që arrijnë në mbi 30 ose 35 gradë Celcius.
Në vendin tonë këtë fundjavë qershori temperaturat arritën në mbi 38 gradë në pikun e mesditës, i shoqeruar me diell të fortë e erëra të lehta.
Po ashtu moti sot në Maqedoni temperaturat janë deri në 36 gradë Celsius, tendencë që ndiqet edhe nga vendet e tjera të rajonit, Serbia, Mali i Zi, Greqia etj.
Për të sfiduar këtë të nxehtë përvëlues plazhet e vendeve ballkanike këtë fundjavë raportohet të kenë tyndje pushuesish.
Në këto kushte mjekët rekomandojnë që të shmangen sidomos nga fëmijët e pleqtë ekspozimi në diell në orët e pikut 11:00 deri në 16:00. Po ashtu rekomandohet konsumimi i frutave dhe lëngjeve dhe padyshim ai i ujit.