E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria në zgjedhje, policia plan masash. Burgaj: 6.200 efektivë në terren

burgajTiranë- Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj bëri me dije se janë marrë të gjitha masat për të garantuar një proçes zgjedhor të qetë e të sigurtë ditën e dielë, datë 23 qershor.

Duke prezantuar planin e masave të uniformave blu në një konferencë për shtyp të shtunën, Burgaj tha se jemi të vendosur për të garantuar ligjin gjatë proçesit zgjedhor. Kemi kaluar në shërbim të përforcuar dhe kemi marrë masa organizative. Policia i ka përmbushur me sukses detyrat për proçesin.

6.200 punonjës të policisë do të angazhohen për të ruajtur rendin e sigurinë gjatë procesit zgjedhor dhe helikopterë të ushtrisë do të jenë në gatishmëri në rast nevoje për të ndërhyrë në zonat ku mund të ketë probleme. Veprimtaria e policisë do të fokusohet në drejtimin e marrjes dhe ruajtjes së qendrave të votimit dhe ndërhyrjen për rivendosjen e rendit publik në këto qendra votimi nëse do të kërkohet nga komisionerëtDo të bashkëpunojmë me prokurorinë. Do të shoqërojmë kutitë e votimitDo të bashkëpunojmë me përfaqësuesit e KZAZ-veDo të monitorojmë sigurinë publike në nivel vendor e qendror , duke marrë çdo informacion me qëllim parandalimin e incidenteveDo të bëjmë shoqërimin e materialeve në KQZ,- tha ai.

Sipas Burgajt duke ju referuar klimës së fushatës elektorale vihet re një rënie të incidenteve, duke u shënuar vetëm 44 të tilla.

Kemi të bëjmë me incidente të lehta ku më të dukshme kanë qenë dëmtimet e posterave të subjekteve elektorale. Këto zënë 65 % të numrit të përgjithshëm. 25 % e rasteve kemi të bëjmë më kanosje e dhune. Reagimi i policisë në këto raste ka qenë i menjëhershëm duke kryer veprimet konform ligjit dhe vazhdon me intensitet puna për zbardhjen e ngjarjeve në Vlorë, Kukës, Prezë e Shkodër,- tha Burgaj.

Burgaj tha se policia do të fokusohet në ruajtjen e qendrave të votimit: Rreth orës 18:00 do të merren në ruajtje materialet zgjedhore. Për një proçes sa më të qetë kemi bashkëpunuar edhe me Forcat e Armatosura.

Sipas tij Jemi të përgatitur dhe kemi plan të veçantë për këto zgjedhje. Kemi vënë në dispozicion helikopterë të ushtrisë në zona në gatishmëri për të vepruar në çdo rast, dhe forca të gatshme për të vepruar në çdo moment.

Kreu i policisë së shtetit shtoi se asnjë palë nuk do të mund të kërcënojë efektivët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre konform ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›