E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti për Krishtlindje,një acar i vërtetë

Festa më e madhe e vitit për besimin krisian, por edhe personat e tjerë jashtë kësaj përkatësie fetare që prej vitesh bashkohen në festime, do të jetë një acar i vërtetë. Këto Krishtlindje, do të shënojnë edhe ditën më të ftohtë të vitit. Shërbimi meterologjik, Meteo Alb nënvizon për parashikimin e javës, se temperaturat që kanë filluar të zbresin ndjeshëm, të enjten do të arrijnë vlera jashtëzakonisht të ulëta, ku thuajse i gjithë vendi, do të mbërrijë në vlera minus. Për fatin jo të mirë, dita më e ftohtë e vitit do të përkojë me natën e madhe të krishtlindjeve. Pavarësisht kushteve jo të përshtatshme të motit, besimtarët e devotshëm nuk do t'i pengojë asgjë për të kryer ritualin e meshës së shenjtë, ndërsa për ata që presin thjesht festimet, këtë vit, sigurohuni t'i kaloni në mjedise të ngrohta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›