E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon fëmijët e Zyber Hallullit dhe pleqtë për festat

Fëmijët e zyber hallullit gjallërojnë pallatin e brigadave. Shfaqja e tyre modeste i ka dhene institucionit presidencial, ngjyrë festash dhe njëkohësisht kjo ka qenë falemnderimi që vogëlushët i kanë kthyer kreut të shtetit Bamir Topi, për pritjen speciale që u rezervoi në këtë prag krishtlindjesh dhe vitit të ri. Mesazhi i Presidentit Topi për banorët e vegjël të shtëpisë së fëmijëz Zyber Hallullli, ka qenë inkurajues dhe bartës me dëshirën për dije dhe shkollim,me qëllim që gjithësecili të mund të jetë i aftë për vehten dhe sfidat në jetë. Më tutje Presidenti Bamir Topi ka vizituar shtëpinë e të moshuarve në kryqytet, për t'ju gjendur më pranë personave që edhe këtë fundviti do ta kalojnë pa familjet festat e tyre. Kreu i shtetit ka vlerësuar kontributin e këtyre personave që sot kalojnë pjesën e fundit të jetës në vështirësi, dhe ka bërë apel që shoqëria të kontribuojë për mirëqenien dhe përkujdesin ndaj tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›