E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti për sot i qëndrueshëm, por reshje të izoluara në disa zona

Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së diel nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti do të nisë i kthjellët, ndërsa më pas do të ketë shtim të vranësirave, të cilat herë pas here do të bëhen të dendura.

Prej orëve të mesditës dhe gjatë pasdites, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje lokale e afatshkurtra shiu, me intensitet të ulët, kryesisht në zonat lindore dhe jugore të territorit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›