Moti, probleme ne rruge

Ngricat i kane bere te pakalueshme rruget rurale dhe kane krijuar veshtiresi te medha ne kalimin e rrugeve nacionale. Rruga nacionale Kukes-Bushtrice-Peshkopi eshte e pakalueshme, per shkak te debores dhe ngricave. Shume qytetare qe duhet te udhetonin ne drejtim te Peshkopise, iu eshte dashur te nisen ne Tirane dhe me pas te marrin rrugen drejt Peshkopise.
Por edhe ne rrugen Kukes-Tirane, levizja me makina behet me shume veshtiresi, jo vetem per shkak te ngricave por edhe sepse policia rrugore nuk ka marre asnje mase per hapjen e rrugeve dhe hedhjen e skorjes.
Reshjet e debores kane mbuluar edhe qytetin e Shkodres.Ne oret e para te mengjesit te sotem termometri ka zbritur nen zero grade celcius dhe kane nisur reshjet e debores me intensitet te larte duke mbuluar gjithe qytetin por edhe fshatrat rreth saj.
Ne qytetin e Korces nuk ka patur bllokim te rrugeve por as edhe reshje debore, megjithese temperaturat kane qene teper te uleta.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code