Vlorë, 30-vjeçari i vë flakën vetes

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në Vlorë gjatë ditës së djeshme. Policia tha se Daut Selimaj i vuri flakën vetes me benzinë ndërsa ndodhej në banesën e tij ku jetonte me qera. Sipas burimeve policore mendohet se viktima ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Nga flakët mësohet se është plagosur rëndë edhe një 26 vjeçare që ndodhej me Selimajn në ato momente. 26 vjeçarja me iniciale K.H është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak ku po kurohet për plagët e diegies.