E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot i qëndrueshëm, temperatura deri në 37 gradë Celsius

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot moti parashikohet i kthjellët, me vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës, deri ato të pasdites.

Në momentin e vranësirave të dendura në relievet malore në lindje priten reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 22/36 Diell re
Kukës 19/35 Diell re shi
Lezhë 21/36 Diell re
Dibër 19/35 Diell re shi
Durrës 23/35 Diell pak re
Tiranë 24/36 Diell pak re
Elbasan 25/37 Diell re
Berat 20/37 Diell re
Vlorë 22/34 Diell re
Korçë 19/34 Diell re shi
Gjirokastër 20/37 Diell re
Sarandë 24/35 Diell pak re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›