E Diel, 1 Nëntor 2026

Biçikleta “shoqëruesja ideale” për të zbuluar Shkodrën

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Shkodra, e njohur si “qyteti i biçikletave”, po e shndërron këtë traditë të hershme në një element të rëndësishëm të turizmit të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të turistëve me biçikleta në Shkodër, duke e cilësuar biçikletën si “shoqëruesen ideale” për të zbuluar qytetin dhe destinacionet e tij kulturore e historike.

Në Shkodër biçikleta nuk është vetëm një mjet transporti, por pjesë e mënyrës së jetesës dhe e identitetit të shkodranëve.

Tradita e përdorimit të saj, e ndërthurur me terrenin e përshtatshëm, e bën Shkodrën një destinacion për zhvillimin e turizmit me biçikleta.

Shkodra ofron një pasuri të madhe atraksionesh për vizitorët, që nga Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik i Shkodrës, Muzeu i Fotografisë “Marubi”, liqeni i Shkodrës, zona e Shirokës dhe Zogajt, si dhe zonat malore si Thethi, një nga perlat e Alpeve Shqiptare.

/m.q/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›