Moti sot me kthjellime e alternime vranësirash

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme (27 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me kthjellime e alternime vranësirash të cilat prej orëve të mesditës u pasuan nga reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit dhe më pas me ndërprerjen graduale e reshjeve.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 22 °C
në zonat e ulëta 10 deri 26°C
dhe në bregdet 13 deri 25°C
/rtsh.al/