E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot me vranësira, reshje lokale e breshër

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje.

Priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore e në mënyrë të izoluar breshër.

Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era fiton me shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 24/36 Diell re
Kukës 19/34 Diell re
Lezhë 20/35 Diell re shi
Dibër 19/34 Diell re shi
Durrës 22/35 Diell re shi
Tiranë 23/36 Diell re shi
Elbasan 24/37 Diell re shi
Berat 20/37 Diell re shi
Vlorë 22/35 Diell re shi
Korçë 19/32 Diell re shi
Gjirokastër 20/37 Diell re shi
Sarandë 22/35 Diell re shi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›