E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti, temperatura të ulëta, rrugë e komuna të bllokuara

TIRANË- Reshjet e dëborës janë ndalur, duke ia lënë vendin temperaturave të ulëta në pothuajse të gjithë territorin e vendit tonë.

Në Kukës të gjitha komunat vijojnë të jenë të bllokuara, ndërsa shfaqen probleme nga ngrica e akulli.

Segmenti Kukës-Shishtavec mbetet i bllokuar, ndërsa ka probleme në akset Kukës-Peshkopi dhe Kukës-Krumë.

Fshatrat e thella malore në Zapod, Grykë Caje, Bushtricë, Kalis janë pa energji elektrike për shkak të avarive në rrjet. Në qarkun e Dibrës paraqiten probleme vetëm në komunat Lurë, Kala e Dodës, Sllove, Ostren dhe Trebisht.

Probleme nga ngrica e akulli edhe në disa fshatra të tjerë. Rruga Peshkopi-Librazhd ende e bllokuar, po punohet për hapjen e saj. Në Korcë ka probleme vetëm në Qafën e Qarrit dhe në pikën turistike të Dardhës, ku kërkohet përdorimi i zinxhirëve nga mjetet. Probleme edhe në disa fshatra të thella malore.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›