E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, komunistët djegin "Enverin" e Fevziut

GJIROKASTËR- Pas një aktiviteti të organizuar dje në mjediset e ish-Shtëpisë së Oficerëve, komunistët gjirokastritë dhe një grup veteranësh, kanë djegur publikisht disa kopje të librit 'Enver Hoxha' të publiçistit Blendi Fevziu.

Me pankarta në duar, ne tubim ata e cilësuan këtë libër si "të padenjë", që "den-ron figurën e Enver Hoxhës", e për këtë qëllim, "duhet të bojkotohet dhe të hiqet nga qarkullimi". Më parë, kopje të librit të publiçistit të njohur janë djegur publikisht në Kosovë,në Elbasan dhe në Berat.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›