E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shkarkimi”, Arvizu: Pres të takohem me Kreshnik Spahiun

TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu ka shprehur dje publikisht vullnetin e tij për të zhvilluar një takim me nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu për të biseduar sikundër u shpreh lidhur me procedurat e nisura nga Kuvendi për shkarkimin e tij.

Në një prononcim për televizionin NEWS 24, Arvizu tha se “nuk jam shumë familjar me procedurat, jam përpjekur të takohem me zotin Spahiu këtë javë por ai ka qenë i zenë. Unë kam qenë i zënë. Dhe nuk kam patur shansin që të ulem dhe të bisedoj me të por mezi pres ta takoj dhe të flasim për situatën e tij”, u shpreh Arvizu.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›