Vijon shpërndarja e kartave të identitetit
Qyetarët e Tiranës kanë filluar të pajisen me letërnjoftimet elektronike. Prej së premtes pjesa më e madhe njësive bashkiake kanë marrë në dorëzim kartat e para të prodhuara nga firma Sagem. Kështu që shumë qyetarë të cilët kanë aplikuar të parët për këtë dokument, kanë shkuar t'i tërheqin pranë njësive përkatëse, ku është ngritur një zyrë posaccërisht për këtë shërbim.Të parat zyra të gjendjeve civile në kryeqytet që kanë nisur të premten shpërndarjen e letërnjoftimit biometric, janë njësitë 3, 4 dhe 7. Ministria e Brendshme ka njoftuar ndërkaq se, letërnjoftimet e para të prodhuara nga firma përkatëse, janë shpërndarë në të gjitha njësitë e Tiranës. Deri më tani Sagem ka bërë të ditur se është rreth 100 mijë, numri i kreyqytetasve që kanë aplikuar për kartat e identitetit.