E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti,ulja e temperaturave, sjell ngrica në të gjithë vendin

Ngricat dhe temperaturat e ulëta do të vijojnë të jenë një problem në të gjithë vendin. Ndonëse shërbimi meterologjik njofton se për fundjavën vranësirat dhe rreshjet do të pakësohen, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të mbeten një problem. Për orët në vijim pritet që temperaturat minimale të pësojnë rënie të ndjeshme, çka do të sjellë ngrica në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Sipas shërbimit meterologjik të ushtrisë të djelën rikthehet paqendrueshmëria, dhe pritet që verilindja dhe juglindja të preken sërisht nga rreshjet e shiut dhe borës. Në ditët e fundit temperaturat kanë shënuar një zbritje drastike në të dy ekstremet, duke e bërë këtë javë që po mbyllim ndër më të ftohtat e kësaj stine.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›