E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen datat e Provimeve të Lirimit dhe Maturës Shtetërore



Ministria e Arsimit ka publikuar dje datat e provimeve të Maturës Shtetërore dhe atyre të Lirimit për shkollat nëntëvjeçare, si edhe datat e përfundimit të shkollës për klasat e nënta dhe vitet e katërta dhe të pesta të shkollave të mesme. Këtë vit, provimet e Lirimit për përfundimin e shkollës nëntëvjeçare, do të jenë sipas modelit të Maturës Shtetërore, pra të qendërzuara e të drejtuara nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve.

Provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen prej datës 1 qershor deri më datën 10 korrik, ndërsa provimet përfundimtare në shkollat e mesme profesionale 3-vjeçare dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2- vjeçare do të zhvillohen ndërmjet datave 22 qershor dhe 1 korrik. Ndërkohë, në shkollat nëntëvjeçare, Provimet e Lirimit do të kryhen në datën 13 qershor, për gjuhën shqipe dhe leximin letrar dhe më 20 qershor për matematikën.

Vitet e fundit të shkollave të mesme 4 dhe 5-vjeçare, viti shkollor 2008-2009 do të përfundojë më 22 maj, ndërkohë në klasat e nënta të arsimit bazë 9-vjeçar, viti shkollor do të përfundojë më 5 qershor. Në udhëzimin e nënshkruar dje nga ministri i Arsimit, z. Fatos Beja, janë përcaktuar edhe datat e provimeve të sesionit të vjeshtës, që do të jenë 1 dhe 5 shtator për Provimet e Lirimit dhe 8 dhe 15 tetor për Maturën Shtetërore.

Provimet e Lirimit

Gjuhë shqipe dhe lexim letrar 13 qershor 2009

Matematikë 20 qershor 2009

Provimet e Maturës

Gjimnaze

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Shkollat pedagogjike

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Shkollat pedagogjike për minoritetin

Gjuha dhe letërsia greke 28 maj 2009

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Shkollat e gjuhëve të huaja

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Seksionet dygjuhëshe

Gjuhë e huaj 27 maj 2009

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Shkollat artistike dhe sportive

Formimi teorik-praktik profesional 28 maj 2009

Letërsi dhe gjuhë Shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Shkollat teknike ekonomike dhe teknike- profesionale

Formimi teorik-praktik profesional 28 maj 2009

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Datat e vjeshtës

Provimet e Lirimit

Gjuhë shqipe dhe lexim letrar 01 shtator 2009

Matematikë 05 shtator 2009

Matura Shtetërore

Letërsi dhe gjuhë shqipe 08 tetor 2009

Matematikë 15 tetor 2009

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›