E Diel, 1 Nëntor 2026

Motivi latin në albumin Rhythm & Romance të Kenny G

Kenny G në saksofonKenny G është nga artistët më të preferuar të xhazit, me balladat e tij të lehta popullore, me riaranxhimet e popit standard dhe me këngët e festave.  Saksofonisti fitues i çmimit  Grammy i ka sjellë publikut një stil të veçantë në albumin e tij të ri "Rhythm And Romance."

Xhazi i lehtë i gërshetuar me sambën dhe salsën mbushin albumin e parë të Kenny G me motive latine.  Në të gjen që nga këngët origjinale si   "Salsa Kenny" deri tek këngët klasike latine si "Besame Mucho"

Albumi Rhythm & RomanceKenny ka shitur më shumë se 75 milionë albume në gjithë botën, duke u bërë artisti me disqet më të shitura të të gjitha kohërave.   Albumi i tij më i fundit "Rhythm And Romance" është hiti numër një në listën e revistës Billboard për xhazin bashkëkohor.  Dhe nga ky album kemi zgjedhur këngën  "Sax-O-Loco". //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›