Cmimi i poezive “heretike”, 10 vite burg djaloshit nga Dyrrahu
Autori i Lajmit: Red.
Lindi në Durrës më 1959. Është dënuar në moshë të re me 10 vjet burg, vetëm për shkak të poezive të veta, të cilat gjyqi i shpalli armiqësore dhe kundër realizmit socialist. E vuajti dënimin në burgjet e Spaçit dhe të Qafë-Barit. Pasi lirohet, pa të drejtën e ushtrimit të profesionit të tij, i diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, pa të drejtën e botimi dhe atë elektorale, punon si punëtor krahu në fabrikën e tullave në Lushnjë. Mbas përmbysjes së diktaturës, ku mori pjesë gjallërisht, fillon të punojë si gazetar dhe boton gjithashtu libra me poezi e prozë, një pjesë e shkruar fshehurazi gjatë periudhës së burgut. Vlerësohet për veprat e tij letrare me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Krijimtaria e tij është përkthyer edhe në gjuhë të tjera, përfshihet sot në enciklopedi të ndyshme dhe është anëtar i akademisë së arteve të bukura, Itali.
REVOLTA
Fragment nga romani “FERRI I ÇAR˔
- Sa është data sot, o i dënuar?
- S ka fare datë, as kohë.
- E pamundur...
- S beson ti, bashkëvuajtësi im? Ja, të thashë që është 23 maj, e pastaj? Ç ndryshim ka e ç të sjell ndryshe kjo ditë... asgjë.
- S dihet...
Kryengritja e të burgosurve të Qafë-Barit filloi paraditen e një dite pa emër, sepse ditët në burg janë tepër njëlloj, si policët a të burgosurit, me uniformë të njëjtë, ndryshimi është pak gjatësi më shumë a trashësi a dobësim tragjik, por po ajo egërsi e zell i zi, po ajo përvuajtje robërish. Brenda telave me gjemba dukej sikur kishte shenjtorë të sëmurë, të marrosur dhe djaj.
Brigadat e natës, turni i tretë i të burgosurve, qe kthyer nga puna, kishin 2-3 orë që prisnin më këmbë dhe s jepej urdhëri të shkonin në fjetore. Gjysma flinte më këmbë. Mbështetur te muri, te shoku, te shkallët, te telat me gjemba. Vurrata të zeza nëpër fytyra, o nga të palarët, o prej tmerrit, që shihnin në atë copëz ëndërr. Disa grupe pune s kishin realizuar mbinormën dhe po kundërshtonin të ktheheshin sërish në minierë. E kishin gërryer materialin me lopatë, asgjë s ka mbetur, “s lamë kokërr minerali”, “dyshemeja ngjan si e fshirë”, ai front s prodhon më shumë, se doli dhè. Jo, bërtiste policia, duhet të ktheheni. Urdhër i komandës. S kemi pse kthehemi kot, këmbëngulnin të burgosurit. Jemi të lodhur, duam të flemë, të vdesim. S ju lëmë të vdisni pa bërë normën. S ka material, s është faji ynë. “Po i kujt, i yni? -bërtisnin policët”. S parashikonim dot, se ç do të bëhej, ndërsa prisnim të shqetësuar. Ndërkohë ca policë u vërsulën mbi kapelet e pakta të të burgosurve, hiqini, s lejohet kapelja. S është kapele, por shami. Hiqe, as gazetë, asgjë mbi kokë. (Dhe hetuesi im shekuj më parë më bërtiste, pse ke shkruar “ne nuk pranojmë asgjë mbi kokë, shumë- shumë mund të pranojmë kapelet tona”. Po Partinë s e do ti!? Po ne s ju lëmë as kapele, as koka!) ...
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008