Moto GP, Loreco triumfon ne Katar, Rosi i dyti
Sezoni i ri në Motot GP ka nisur me një start spektakolar. Horge Loreco e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri pasi ka arritur të fitojë garën e parë, duke hedhur kandidaturën për një tjetër titull kampion me skuadrën e Yamaha-s. Piloti spanjoll duket se këtë vit do të ketë një konkurrencë mjaft të fortë brenda skuadrës së tij, pasi gara e hapjes së sezonit në Çmimin e Madh të Katarit ka shënuar edhe rikthimin në elitën e motoçiklizmit të Valentino Rosit.
Lorenco është shkëputur që në fillimin e garës dhe ka qëndruar i vetëm deri në fundin e saj, i shkëputur nga të tjerët. Ndërsa shoku i tij i skuadres piloti italian Rosi ka qënë protagonisti i një prove emocionuese. I nisur shumë keq, ai ka ngjitur pozicionet një nga një. Atëherë kur dukej se ishte shumë larg treshes Pedrosa- Markez-Kraçlou, Rosi i ka kaluar të gjithë me radhë, duke treguar se me Jamahan ai është një pilot krejtësisht ndryshe, që lufton për podium, siç ndodhi këtë herë duke arritur që të ngjitet në vendin e dytë. Pas tij, në vendin e tretë, është renditur një tjetër surprizë mjaft e këndshme, debutuesi Mark Markez me Honda, i cili ka treguar se për momentin është më i shpejtë se shoku i skuadrës, Dani Pedroza, ndërsa duelonte deri në metrat e fundit me Rosin. Dy spanjollët janë pretendentët e vetëm për të konkurruar me dyshen e Jamahas Lorenco – Rosi, pasi pjesa tjetër e skuadrave vazhdon të jetë ende shumë larg, ndonëse Dukati dha sinjale pozitive me kohë disi më të shpejta se ato të sezonit të kaluar. Ajo që vlen të theksohet është fakti se këtë vit në Motot GP titulli kampion duket se do të vendoses mes dy pilotëve të Jamahas. Kampionit në fuqi Lorneso dhe kampionit Apsolut Rosi