Bundesliga Gjermane Bayern fiton titullin kampion
Në Gjermani kampionati ka mbaruar para se ai të fillonte akoma pasi Bajern Mynih e ka siguruar atë që në javën e 28-të pasi rivaliteti në këtë kampionat nuk ishte në nivelin e duhur. Bavarezët janë shpallur këtë fundjavë zyrtarishtë kampionë të Bndesligës për herë të 23 në historinë e futbollit gjerman. Fitorja minimale ndaj Frankfurtit u ka mjaftuar të besuarve të Jup Heinkes që të siguronin titullin kampion para përfundimit të kampionatit Alaba pati mundësinë më të pastër për gol në minutën e 27 por dështon nga penalltia në minutën e 27.
Goli i vetëm i këtij takimi e shënon Shajnshtaiger në minutën e 58. Ky gol nuk do ti siguronte vetëm fitoren e kësaj ndeshjeje por edhe të titullit kampion. Fitoren e madhe të bavarezëve e shijoi për 90 minuta edhe lojtari me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri. Në ndeshjet e tjera të Bundelsligës edhe Dortmund ka arritur një fitore të rëndsishme në rrugën drejt pjesëmarrjes në Chempions Ligë pasi kampionati tashmë është zyrtarisht pronë e Bavarezve.
Në Bundesliogen Gjermane këtë fundjavë janë shënuar këto rezultate:
Hoffenheim – Fortuna Dysseldorf 3-0
Bayer Leverkusen – Volfsburg 1-1
Borusia Dortmund – Augsburg 4-2
Eintrakt Frankfurt – Bajern Munih 0-1
Mynshengladbah – Greuther Furth 1-0
Verder Bremen – Schalke 0-2,
Hamburg – Freiburg 0-1,
Nurenberg – Mainz 2-1
Hanover – Stutgart 0-0