E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Rosi përplaset me Stonernë Spanjë, fiton Lorenco

SPANJE- Horge Lorenco ka triumfuar në Çmimin e Madh të Spanjës në Moto Grand Pri, duke përfituar nga një rrëzim i Kejsi Stoner, i cili u përplas me Valentino Rosin. Kampioni në fuqi i Jamahas ka marrë kryesimin e Botërorit, duke u konfirmuar një pretendent edhe për këtë sezon.

I dyti në Spanjë u rendit piloti i shtëpisë Dani Pedroza, ndërkohë që vendi i tretë në pod i shkoi Niki Hejdën. Ndërkohë, vetëm vendi i pestë për Valentino Rosin, që u kalua edhe nga japonezi i Hondës Hiroshi Ajoama. Pas garës, italiani u shfaq tepër i nervozuar me Kejsi Stoner për momentin e përplasjes, që në fund i kushtoi jo pak.

Gara në cirkuitin e Herezit ka dhuruar emocione të shumta, ndërkohë që ka përmbysur klasifikimin e vendosur në Katar. Horge Lorenco ka marrë kryesimin me 45 pikë, duke lënë pas Pedrozën me 36 dhe Kejsi Stoner me 25. Ndërkohë, Valentino Rosi ruan vendin e pestë me 20 pikë, duke u kaluar edhe nga Niki Hejdën me 23.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›