E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, alarmi bie mbi mbrojtjen

Milano, 4 Prill NOA – Interi pasi disfatës në derbi i është rikthyer menjëherë punës dhe për Leonardon tani është një sfidë e madhe me të cilën ai do të përballet dhe kjo në përgatitje për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Schalken.

Duhet thënë se pika e dobët e këtij ekipi gjatë kohëve të fundit ka qenë pikërisht mbrojtja pasi në 6 garat e fundit zikaltrit kanë pësuar 9 gola, një e dhënë kjo e cila ka shqetësuar teknikun.

Megjithatë dhe pse të demoralizuar, pasi janë përjashtuar nga mundësia për të fituar kampionatin italian, sërish Interi duhet të “ngrihet” dhe të jetë e gatshëm për të përballur në sfidën Evropiane, pasi Liga e Kampionëve mbetet një trofe tepër i vlershëm dhe shumë i rëndësishëm për zikaltrit e Leonardos.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeMilan trondit Interin në “San Siro”, 3-0Për Sanchez është një sfidë Inter-RomaAlarm për bombë në Paris, evakuohet kulla EiffelPapa: Shpërthimi i armiqësive, alarm dhe frikë, shpëtoni civilët libianInter mund Bajernin, italianët spektakël para gjermanëve Lidhje: alarm, Inter, mbrojtje

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›