Napoli “frikëson” Milanin, mund Lacion mes polemikave
Napoli ka mundur 4-3 Lacion, duke u bërë rivali direkt i Milanit në luftën për titullin kampion, të paktën për momentin. Skuadra e drejtuar nga Valter Maxarri ka bërë një përmbysje spektakolare ndaj kryeqytetasve edhe pse deri në minutën e 60-të ishte në disavantazh të dy golave. Edhe këtë herë ishte Edinson Kavani heroi i ekipit napoletan, me tre gola që kanë çuar në delir të plotë tifozerinë e “San Paolos”. I ka patur të gjitha ndeshja e zhvilluar sot në mesditë, duke nisur nga spektakli, golat, gabimet e gjyqtarit dhe akuzat. Në fund, fitues ka dalë Napoli, që arriti të fitonte një ndeshje që dukej e humbur, duke treguar edhe këtë herë një forcë karakteri të veçantë. Ndërkohë, Lacio ka dalë kokulur edhe pse zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni në transfertë. “Është një Napoli i pashtershëm, sepse bëjmë futboll të bukur. Nuk ka asnjë dyshim se e merituam fitoren, - deklaroi pas ndeshjes trajneri i Napolit Valter Maxarri. – Goli i Brokit? Nuk ndikoi në ndeshje, sepse 1 minutë më pas ne shënuam një autogol”, shtoi ai. Ndërkohë, heroi i ditës, Edinson Kavani, preferon të qëndrojë me këmbë në tokë për çështjen e titullit. “Ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, por sjellja e skuadrës është e duhura”, tha ai.
Sfida
Takimi i sotëm nisi me dy skuadra që studionin njëra-tjetrën, por në minutën e 29-të ekuilibrat u prishën, pasi Mauri zhbllokoi sfidën me një gol spektakolar, duke shmangur tre mbrojtës. Në pjesën e dytë, Lacio dyfishoi shifrat me anë të Dias, që mposhti për herë të dytë De Sanktis. Pas kësaj, Napoli u hodh i gjithi në sulm dhe gjeti golin pas vetëm 3 minutash me anë të Dosenës, pas një goditje dënimi të Lavecit. Në minutën e 62-të, thuajse me të njëjtën skemë, por këtë herë nga krahu i kundërt i zonës laciale, Kavani realizoi me kokë duke barazuar gjithçka. Minuta e 67-të sjell episodin më të komentuar të ditës, teksa një goditje e Brokit kap në traversë dhe ulet një metër brenda vijës fatale. Arbitri Banti dhe asistentët e tij nuk shohin asgjë, duke mos e dhënë gol. Një minutë më pas, Aronika shënon në portën e tij pas një topi të Zarates nga e majta. Por, asgjë nuk përfundoi këtu. Kavani mori një penallti 8 minuta para fundit, duke lënë Lacion me 10 vetë për shkak të kartonit të kuq të Biavës. Uruguajani shënoi vetë, duke barazuar shifrat në 3-3. Dy minuta para fundit, ai shënoi edhe golin e katërt për Napolin dhe të tretin personal, me një parabël të pakapshme për Muslerën. Lacialët e menduan në jashtë loje dhe protestuan ashpër, por pozicioni qe i rregullt.
Polemikat
Pas ndeshjes, Lacio ka akuzuar arbitrin Banti për humbjen. “Jam krenar për skuadrën, rezultatet jemi mësuar t’i marrim në fushë të merituara, - tha presidenti Lotito. – Në këtë ndeshje disa situata na penalizuan shumë. Goli i Brokit dallohej qartë, kështu që marr pozicion nga gjithçka ndodhi. Erdhëm këtu me një skuadër të penalizuar nga pezullimet, por me shpirt sportiv. Për ne, ndershmëria sportive është thelbësore, por për disa të tjerë duket vetëm një opsion. Fitorja me çdo kusht nuk është në stilin tonë. Pësuam një humbje të pamerituar dhe ai që merr vesh nga futbolli e di këtë”, shtoi kreu i Lacios.
Ndeshjet
Sezoni zhgënjyes i Palermos ka marrë sot një tjetër goditje, teksa kjo skuadër është mundur 4-0 në derbin e Siçilisë përballë Katanias. Një disfatë, që për tifozët ka qenë më e rëndë se ajo 7-0 e pësuar përballë Udinezes. Katania ndërkohë ka marrë një fitore thelbësore për klasifikimin, duke lënë pas zonën e ftohtë. Për skuadrën e drejtuar nga Diego Pablo Simeone ishte fitorja e katërt radhazi në derbi. Golat në sfidën e djeshme u shënuan të gjithë në pjesën e dytë, ndërkohë që për herë të parë pas vitit 2007, kur u vra inspektori Filipo Raciti, në stadiumin kishte edhe tifozë të Palermos. Në ndeshjet e tjera ta luajtura sot, spikat ndalesa e Udinezes në “Via del Mare” përballë Leçes. Vendasit kanë triumfuar 2-0 falë golave të Bertolaçit, që i ka dhënë fund pathyeshmërisë dy mujore të skuadrës së Guidolin. Përpos humbjes, friulianët kanë mbetur në vendin e katërt në renditje, në zonën Champions League. Me fitoren e sotme, Leçe ka lënë pas Breshian dhe Çezenën në renditje, duke bërë një hap përpara në luftën për qëndrimin në Serinë A. Çezena ndërkohë nuk shkoi dot më shumë se një barazim 2-2 ndaj Fiorentinës.
SERIA A
Breshia-Bolonja 3-1
Milan-Inter 3-0
Napoli-Lacio 4-3
Parma-Bari 1-2
Xhenoa-Kaljari 0-1
Katania-Palermo 4-0
Çezena-Fiorentina 2-2
Kievo-Sampdoria 0-0
Leçe-Udineze 2-0
Roma-Juventus
RENDITJA
Milan 65
Napoli 62
Inter 60
Udineze 56
Lacio 54
Roma 50
Juventus 45
Palermo 43
Kaljari 42
Fiorentina 42
Bolonja 40
Xhenoa 39
Kievo 36
Katania 35
Parma 32
Sampdoria 32
Leçe 31
Çezena 30
Breshia 29
Bari 20
(e.m/BalkanWeb)