Superliga, javët "kyçe" në betejën për titull
TIRANE-Diferenca prej vetëm një pike, por sidomos ndeshjet e mbetura në kalendar, e bëjnë Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar më emocionuese se kurrë në javët e mbetura. Në fakt, janë të pakta skuadrat që për momentin nuk kanë objektiva, por dihet se pas 2-3 ndeshjesh, do të ketë disa të tilla. E megjithatë, duke parë kalendarin, Skënderbeu duket disi i favorizuar përballë Flamurtarit, që gjithsesi shpreson shumë te përballja direkte në javën e fundit. Korçarët i presin të gjitha në shtëpi skuadrat e rrezikuara dhe të motivuara realisht për të marrë pikë, ndërkohë që vlonjatët kanë të paktën 2-3 ndeshje të "rrezikshme", siç ishte ajo e së shtunës në Durrës, ndaj Teutës. Objektivi minimal i skuadrës së Maganit do të jetë ruajtja e diferencës prej një pike deri në përballjen direkte të javës së fundit, por gjithashtu, që të mos kalojë aq pikë sa ta bëjë të pamundur rikuperimin në sfidën e majit. Në krahun tjetër, korçarët duket se kanë gjetur besimin në javët e fundit, duke fituar madje edhe në fusha delikate si ajo e Krujës. Java e 28-të, e 30-të dhe e 32-të duket se do të jenë më decizivet në ecurinë e dy skuadrave që kryesojnë kampionatin dhe janë rivalet e vërteta për titull.
Java e 28-të
Nëse pas një jave, Skënderbeu do të presë Shkumbinin në shtëpi dhe Flamurtari Kastrioti, në javën e 28-të gjërat do të jenë ndryshe. Vlonjatët do të luajnë në fushën e vështirë të Peqinit, në një sfidë ku vendasit nuk e kanë luksin të tolerojnë, për shkak se ndodhen vetëm 3 pikë larg zonës së rënies dhe pikët që mund të merren pas një jave nga Besa, Bylis dhe Teuta, ua bëjnë akoma më të vështirë situatën. Në këtë mënyrë, Magani duhet të fitojë patjetër ndaj ish-ekipit të tij. Në këtë javë, korçarët do të luajnë në transfertë ndaj Dinamos, por duke parë atë çfarë ka ndodhur në përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave si edhe formën jo të mirë të bluve, tri pikët pritet të mos jenë edhe aq të vështira. Skënderbeu do të presë Shkumbinin në javën e 27-të, por peqinasit duhet thënë se mbeten një skuadër fushë dhe në transfertë nuk trembin askënd, aq më tepër ekipin e Duros, që këtë vit ka marrë 100 % të pikëve në shtëpi.
Java e 30-të
Në javën e 30-të, Flamurtari do të luajë në një tjetër fushë të vështirë, siç është ajo e Laçit. Kurbinasit janë plotësisht në "valle" për një vend në Europa League, kështu që ndeshja do të jetë një betejë e vërtetë. Vlonjatët gjithsesi këtë sezon kanë arritur të fitojnë në Laç, ç'ka tregon se kjo fushë për ta nuk është një tabu. Po në javën e 30-të, Skënderbeu do të luajë në transfertë përballë Tiranës, në një sfidë që në letër parashikohet si tepër e vështirë. E megjithatë, bardheblutë mund të jenë të pamotivuar pas 4 javësh, pasi është e qartë se objektivi i tyre real mbetet fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe pjesëmarrja në Kupat e Evropës. Një fakt që mund të ndikojë pozitivisht për korçarët, sidomos duke parë atë çfarë ndodh në Shqipëri me ekipet e pamotivuara. Nga kjo gjithsesi mund të përfitojë edhe Flamurtari, që në javën e 31-të e pret Tiranën në shtëpi.
Java e 32-të
Në këtë javë, Flamurtari do të udhëtojë në Shkodër, ku do të ndeshet me Vllazninë. Shumë gjëra në këtë takim do të varen nga pozicionimi që do të kenë shkodranët në renditje, pasi, në rast se ata do të shohin rrezikun e Laçit të vendit të katërt, beteja do të jetë për "jetë a vdekje". Për vlonjatët gjithsesi bëhet fjalë për një transfertë të vështirë, ndaj një skuadre që këtë sezon ka treguar se mund të mposhtë këdo. Po në këtë javë, Skënderbeu do të ketë favorin që do të presë në shtëpi ekipin e vendit të fundit, Elbasanin, në një ndeshje që nuk parashikohet të sjellë shumë probleme për skuadrën e Shpëtim Duros.
(d.b/GH/BalkanWeb)