E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi i “dhuron” fitoren Apolonisë

Partizani pësoi humbjen e dytë rresht në shtëpi, kësaj radhe me Apoloninë (0-1), duke dëshmuar se nënkampionët e sezonit të kaluar kanë shumë probleme për të zgjidhur.
Fatin e takimit e vendosi goli i Klodian Asllanit, i cili realizoi në minutën e 35-të me një goditje pa shumë pretendime me një diagonale brenda zonës, por i "ndihmuar" dhe nga gabimi foshnjarak i portierit Orges Shehi.
Kapiteni i Partizanit, i etiketuar shpesh si "portieri i mirënjohur", dëshmoi se ka humbur shumë nga reflekset e tij për të kuptuar trajektoren e topit.
Apolonia mund të shënonte më shumë se në gol, por edhe i realizuar nga sulmuesi kucovar Asllani, i mjaftoi trajnerit Gerti Haxhiu të conte në Fier tri pikë të arta, e t'i jepte fund serisë së humbjeve.
Partizani, që nuk fiton qysh nga java e parë, duhet të reflektojë pas humbjes së tretë sezonale, nëse nuk dëshiron të mbetet në "zonën e ftohtë" të Superligës, teksa ka krijuar në pesë javë një diferencë prej 9 pikësh me rivalët e përjetshëm, Tiranën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›