Stojku, heroi dhe antiheroi elbasanas

Gentian Stojku është heroi i Elbasanit dhe cuditërisht edhe "heroi" i Shkumbinit në derbin e mbyllur 1-1.
Elbasanasi, i cili ka luajtur si për Elbasanin e skuadrën peqinase shënoi një gol për verdheblutë në të 42', pro edhe një autogol në minutën e 91-të në favor të Shkumbinit, që luajti nga minuta e 58-të me dhjetë lojtarë.
Tashmë, ekipi i Mirel Josës ndodhet në vendin e pestë me tetë pikë e pesë pikë larg Tiranës kryesuese me 13 pikë.
Klement Xhyra i Shkumbinit shkaktoi një faull brenda zonës, e gjyqtari ndërkombëtar Jareci nuk hezitoi. Nga pika e bardhë realizoi veterani Gentian Stojku në minutën e 42-të.
Ndeshja ka pasur shumë momente tensioni si në fushë ashtu dhe në tribuna.
Në minutën e 58-të, talenti peqinas Erion Mustafaj ndërhyri ashpër kundër mbrojtësit Endri Vrapi dhe Jareci nuk nguroi të nxirrte kartonin e kuq, ndërkohë që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u largua me barelë nga tapeti i "Ruzhdi Bizhutës".
Verdheblutë patën për më shumë se 20 minuta edhe shërbimet e "Arushës", Skerdi Bejzade, i cili zëvendësoi sulmuesin Oriand Abazaj, por pa mundur që të realizojë në portën e Llanit.
Kur të gjithë në stadium prisnin të festonin fitoren e tretë seznale të 2-herë kampionëve të Shqipërisë, mbrojtësi i Shkumbinit, Erald Turdiu hodhi një top në zonë, e në rrëmujë e sipër Stojku në të 91' e drejtoi sferën në kuadratin e portierit Osmani, duke befasuar portierin e dhe ultrasit verdheblu. Pas përfundimit të takimit tifozët shfaqën pakënaqësi për administrimin e lojës së Elbasanit nga ana e trajnerit Mirel Josa.
Shkumbini, pas pikëve të plota në shtëpi, 9 të tilla, morri edhe pikën e parë nga dy ndeshjet në transfertë edhe pse luajti me 10 lojtarë.