E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moto GP, dueli Rossi-Marquez. Valentino: E kujtoj akoma 2015-ën

Kanë kaluar më shumë se pesë vjet, por Grand Prix i Malajzisë 2015 është ende një nga episodet më të përfolura në botën MotoGP. Kontakti midis Valentino Rossi dhe Marc Marquez, që rezultoi në rënien e këtij të fundit, ishte pika e kthesës e këtij Kampionati Botëror, duke pasur parasysh penalltinë e dhënë ndaj Doktorit për garën e ardhshme, e cila në fakt i dha titullin Jorge Lorenzo. Gjatë një episodi të serialit “Rruga 46-Rruga 93” e transmetuar në DAZN Spanjë, protagonistët risjellin edhe njëherë në kujtesë episodin e ndodhur.

“Mendoj shumë për vitin 2015. Ndjenja ime është e njëjtë me atë të dielë pas garës, edhe nëse kanë kaluar pesë vjet – tha Valentino Rossi gjatë speciales. – Kështu që mendoj se do të jetë gjithmonë kështu”. Santi Hernandez, shefi teknik i Marc Marquez, është i sigurt se ai nuk do ta harrojë shpejt këtë histori: “Ne do të flasim për të gjitha këto përsëri kur të gjithë të dalim në pension dhe dikush do të nxjerrë një libër. Atje të vërtetat do të zbulohen”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›