Botërori i skive, Erjon Tola shkon në finale

Erjon Tola ka arritur të kalojë në finale në slalomin gjigand të Kampionatit Botëror të skive që po mbahet në Cortina D’Ampezzo në Itali. Skiatori kuqezi ka arritur të rrëmbejë vendin e 38-të në garën e zhvilluar gjatë ditës së sotme.
Kevin Qerimi u rendit i 48, duke mos patur mundësi të shkojë më tej, por gjithsesi dha një rezultat të mirë. Ezio Leonetti e mbylli në vendin e 55 nga 113 skiatorë.
Vasil Veriga nuk e çoi deri në fund garën. Në këtë sfidë mori pjesë edhe skiatori nga Kosova, Albin Tahiri, që zuri vendin e 45-të.
