MotoGP Silverstone, Alex Marquez fiton garën Sprint

Piloti i Team Gresini Ducati, Alex Marquez ka arritur të triumfojë në garën Sprint të Çmimit të Madh të Britanisë 2023 në pistën Silverstone. Vendi i dytë për Ducati Mooney VR46 të Marco Bezzecchi-t, i cili kalon vijën e finishit përpara dy Aprilia-ve të Maverick Vinales dhe Aleix Espargaro. Francesco Bagnaia duket se është në vështirësi të mëdha dhe e përfundoi garën në vendin e katërmbëdhjetë, pas shokut të tij, Enea Bastianini.
Në këtë pikë lufta për titullin e botës bëhet edhe më interesante, pasi Bezzecchi rikthehet në vendin e dytë duke kaluar Jorge Martin, i gjashti në Sprint dhe shkurton distancën me liderin Bagnaia. Luca Marini është i njëmbëdhjeti përpara Fabio Di Giannantonio, ndërsa Franco Morbidelli e mbylli në vendin e pesëmbëdhjetë, duke ecur më mirë se Fabio Quartararo, i parafundit. Paraqitje e dobët edhe për Marc Marquez, i cili nuk mundi të gjejë ritmin e duhur duke mbetur në pjesën e pasme, vendi i tetëmbëdhjetë.
Gara Sprint
1. Alex Marquez (Ducati)
2. Marco Bezzecchi (Ducati)
3. Maverick Vinales (Aprilia)
4. Johann Zarco (Ducati)
4. Aleix Espargaro (Aprilia)
6. Jorge Martin (Ducati)
7. Jack Miller (KTM)
8. Augusto Fernandez (KTM)
9. Brad Binder (KTM)
10. Miguel Oliveira (Aprilia)
11. Luca Marini (Ducati)
12. Fabio Di Giannantonio (Ducati)
13. Enea Bastianini (Ducati)
14. Francesco Bagnaia (Ducati)
15. Franco Morbidelli (Yamaha)
16. Pol Espargaro (KTM)
17. Joan Mir (Honda)
18. Marc Marquez (Honda)
19. Raul Fernandez (Aprilia)
20. Takaaki Nakagami (Honda)
21. Fabio Quartararo (Yamaha)
22. Iker Lecuona (Honda)