E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Operacioni “Lojtari”, procedohet një organizator i paligjshëm lojrash fati

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat dyshohet se mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. 

Në një lokal në lagjen “Muzakaj”, ata kanë konstatuar se shtetasi L.K. 52 vjeç organizonte lojëra të ndryshme fati me tableta dhe kompjuter. Policia ka nisur  procedimin penal ndaj tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter dhe 2 tableta.  

Gazetare Megi Mëhilli

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›